Subscribe

Integrimi ne BE, kriza e emigranteve dhe siguria ne Europe ishin disa nga çështjet ku u fokusua takimi qe shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati zhvilloi me homologun austriak Sebastian Kurz ne Vjene. Kurz garantoi Bushatin se vendi i tij i kushton vëmendje te veçante Ballkanit Perëndimor dhe afrimit te këtij rajoni me familjen europiane. Bushati e njohu ministrin austriak me progresin e qeverise ne adresimin e 5 prioriteteve kyçe, duke u ndalur veçanërisht ne reformën ne drejtësi. Bushati dhe Kurz morën pjese edhe ne konferencën per zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dypalëshe mes vendeve te rajonit.

“Dëshiroj t’i ndaj mosmarrëveshjet e hapura dypalëshe ne Ballkanin Perëndimor ne tre kategori te ndryshme: Ne kategorinë e pare janë ato mosmarrëveshje dypalëshe te trashëguara nga nje e kaluar e largët. Ne kategorinë e dyte, çështjet e shtet-ndërtimit qe u shfaqen pas shpërbërjes se Jugosllavisë. Ne kategorinë e trete jane mosmarrëveshjet dypalëshe qe mbartin nje rendësi praktike per te ardhmen, por qe jo domosdoshmërish shkaktojnë pengesa per zgjerimin e BE-se”.

Ne konference u theksua se mosmarrëveshjet dypalëshe përbejnë ende nje rrezik real për stabilitetin, duke vonuar dhe penguar procesin e integrimit evropian dhe duke krijuar barriera ne bashkëpunimin rajonal. Per ndërmjetësimin per kapërcimin e tyre, mbetet kyç roli i Bashkimit Europian.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *