Subscribe

Tiranë, Paris, Vankuver. Ky është rrugëtimi artistik i pedagogut të arteve vizuale, Mikel Temo. Nga një studio në tjetrën, nga galeritë europiane e deri tek ajo e Universitetit të Arteve, këto vepra janë krijesat e tij, shndërruar në vite.

 

Disa ide kanë mbetur të njëjta, si format katrore apo materialet shtesë në tablo, ndërsa disa të tjera janë pasuruar me elementë modernë që artisti i përvetësoi gjatë qëndrimit në Paris e Vankuver.

 

Mikel Temo nuk e ka ndarë asnjëherë skulpturën nga piktura në ekspozitat e tij. Kështu e gjejmë edhe në Galerinë e Universitetit të Arteve, ku bëhen bashkë figura të njohura e të panjohura për publikun.

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fund të marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *