Subscribe

Edhe Puka është ndikuar nga moti i keq i orëve të fundit. Bashkia e Pukës raportoi në “Facebook” për situatën e krijuar nga reshjet intensive të shiut. Sipas saj, në disa akse ka probleme me qarkullimin për shkak të rrëshqitjes së pjesëve anësore të rrugëve.

 

“Sipas informacionit që përcjellin administratorët e njësive administrative në territorin e bashkisë Pukë, deri në këto momente nuk ka situata të  izolimit të plotë. Në disa rrugë rurale ka rrëshqitje të skrapatave që kanë krijuar vështirësi në qarkullim. Deri në këto momente i bllokuar është vetëm aksi rrugor rural i Kaqinarit në njësinë administrative Gjegjan, ndërkohë probleme ka dhe në disa akse të tjera rrugore të kësaj njësie.”

 

Disa fshatra të Pukës kanë mbetur pa energji elektrike. Për të riparuar problemet, grupet e OSHEE janë në terren.

 

Nga ana tjetër, bashkia bëri thirrje që të shmanget lëvizja pranë zonave që përshkohen nga prurjet ujore sepse lumenjtë dhe përrenjtë janë të rrëmbyeshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *