Nga 1 janari 2022, Turqia pritet të rrisë pagën minimale me 50.4%, njoftoi të enjten Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.

 

Paga minimale mujore neto do të jetë 4,250 lira turke (rreth275 dollarë), tha Erdogan në një fjalim televiziv në Ankara.

 

“Rritja e pagës minimale është 50%, rritja më e lartë në 50 vitet e fundit. Besoj se me këtë rritje ne kemi treguar vendosmërinë tonë për të mos shtypim punonjësit tanë përballë rritjes së çmimeve”, shtoi ai.

Erdogan njoftoi gjithashtu se duke filluar nga viti i ardhshëm, Turqia do të heqë tatimin mbi të ardhurat.

 

Ai tha se qeveria është e vendosur për t’i dhënë fund pasigurisë për shkak të luhatjeve në kursin e këmbimit dhe rritjeve të tepruara të çmimeve si rezultat, sa më shpejt të jetë e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *