Të infektuarit me koronavirus në Shqipëri po shtohen dita-ditës. Shefja e Epidemiologjisë, Eugena Tomini deklaroi për mediat se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 19 raste të reja, duke e çuar kështu numrin total të të prekurve në 123. Nga të infektuarit, 57 prej tyre ndodhen në spital. Por lajm i keq është fakti se është zgjeruar edhe harta me vendet e prekura.

 

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime.

Deri në këto momente testuar 930 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 72 qytetarë
  • Durrës 8 qytetarë
  • Lushnje             4 qytetarë
  • Elbasan              2 qytetarë
  • Fier             12 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 4 qytetarë
  • Korcë 9 qytetarë
  • Vlorë 4 qytetarë
  • Shkodër 2 qytetarë
  • Lezhe 1 qytetarë
  • Berat 1 qytetarë
  • Has 2 qytetarë

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *