Rrugët e qytetit të Beratit, si dhe lagjet muzeale Goricë, Mangalem dhe Kalaja, vijojnë të tërheqin vizitorë të shumtë nga vende të ndryshme të botës, si Holanda, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania.
I njohur për historinë dhe arkitekturën karakteristike, Berati mbetet një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri.
Vizitorët e huaj shprehen të impresionuar nga mikpritja dhe pasuritë kulturore të vendit.
“Kemi ardhur nga Holanda. Zgjodhëm të vizitojmë Shqipërinë për shkak të natyrës dhe kulturës. Kemi bërë një tur në jug të vendit.”
“Do t’ia rekomandoja Shqipërinë miqve të mi. Është një vend i këndshëm dhe njerëzit janë shumë të sjellshëm.”
Ndërkohë, turistë nga Mbretëria e Bashkuar tregojnë se vendosën të vizitonin Beratin pasi panë materiale promovuese në internet.
“Kemi vizituar Tiranën dhe më pas erdhëm në Berat. Na pëlqen shumë historia dhe fakti që qyteti është pjesë e UNESCO-s e bën edhe më të veçantë.”
Berati konfirmon edhe këtë vit interesin e lartë turistik, me një numër në rritje vizitorësh nga vende të ndryshme të botës që pritet të rritet përgjatë këtij sezoni.





