E ftuar në “Mes’Dritë” në Vizion Plus, gazetarja Albina Zeneli foli edhe për aludimet se Adioni, konkurrenti i “Ferma VIP”, ka qenë në një lidhje me këngëtaren e famshme Diona Fona:
“Diona Fona ish partnerja e mundshme e Adionit. Diona thuhet që ka patur një lidhje goxha të gjatë. Dhe thuhet që ka qenë jeta e saj publike që ka penguar Adionin dhe kjo lidhje ka marrë fund. Thuhet që ish-partneri i saj ka qenë xheloz, por ajo nuk ka konfirmuar që është Adioni”.
Për fermerin Ilir Shqiri, i cili po përpiqet të ulë çmimin e madh prej 200 mijë euro, gazetarja shprehet:
“Nuk e di çfarë po bën Iliri aty. duhet të lerë fermerët e tjerë. Ne në Kosovë e kemi një shprehje ‘Duke u plakur duke u rrokatur’.”
/vizionplus.tv





