E shtunë, 24 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Sjellje çnjerëzore ndaj Metës”, Berisha: Të lirohet ish-presidenti. Seancat duhet të jenë të hapura 

Partia Demokratike akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama si përgjegjës, për atë që lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi, trajtim çnjerëzor të ish-presidentit të republikës, Ilir Meta. Një ditë pas nisjes së gjyqit ndaj Metës, Berisha deklaroi se kryeministri Rama mban përgjegjësi për mënyrën e arrestimit të tij, trajtimin në burg dhe vendosjen në kafaz në sallën e gjyqit

“Partia Demokratike denoncon dhe dënon me forcën më të madhe arrestimin, paraburgimin, qëndrimet çnjerëzore në burg dhe në sallën e gjyqit, të urdhëruara direkt nga Edi Rama, bastardi i bllokmenëve hoxhistë ndaj kryetarit të PL, Ilir Meta dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi”, tha Berisha.

Reklamë

Berisha kërkoi ndërhyrjen e Këshillit të Evropës për rastin e Ilir Metës.

“PD i bën thirrje Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës të ndërhyjë me urgjencë ndaj akteve të hakmarrjes primitive antikushtetuese ndaj Ilir Metës të Edi Ramës, armik i egër i pluralizmit politik dhe Ramaduro i parë dhe i vetëm në Europë”, shtoi Berisha.

Reklamë

Berisha gjithashtu mbështeti edhe kërkesën e Metës që seancat gjyqësore të jenë të hapura për publikun, një kërkesë  që ai e artikuluar edhe për gjyqin që po zhvillohet ndaj atij vetë për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.

“Unë mendoj dhe kam bindjen më të thellë se çdo seancë, përjashtuar ato të cilat kanë sekrete të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, duhet të jenë publike dhe vetëm publike. Kjo është një normë për çdo vend të lirë”, tha Berisha.

Të gjithë politikanët që po përballen në gjykatën e posaçme më akuzat e SPAK-ut kanë kërkuar deri më tani seanca të hapura për publikun e median; duke nisur nga kryetari i PD Sali Berisha, Ilir Meta, Erion Veliaj e Arben Ahmetaj.

Më shumë video

Reklamë