E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

I vodhën motorin 26-vjeçarit, shpallen në kërkim dy të rinj në Shkodër

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dy të rinj.

Shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç akuzohen për vjedhjen e një motori, që ishte në pronësi të një 26-vjeçari.

“Shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Guci e Re, pasi dyshohet se dje, i kanë vjedhur motomjetin, shtetasit S. M., 26 vjeç, në banesën e tij, në Shkodër“, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë