Ka shkuar në 16 numri i viktimave nga sulmi terrorist me makinë në Barcelone. Një shtetase gjermane, 51 vjeçe, e cila mori plage te renda ne 17 gusht, nuk mundi të mbijetojë.
Ndërkohe shume te lënduar te tjerë vazhdojnë te marrin mjekim ne spital. Ndërkohë, policia spanjolle njofton se 8 nga 12 bashkëpunëtorët e celulës terroriste janë vrarë, ndërsa 4 të tjerët do të dalin para gjykatës në Madrid gjatë ditëve në vijim.





