Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
10 August 2026
Vizion fokus

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari,...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Rreziku nga COVID-19, “më i vogël në avion sesa në zyrë”

9 Tetor 08:14

Udhëtimi me avion mund të jetë më i sigurt sesa të punuarit në zyrë në kohën e pandemisë së koronavirusit, kanë thënë prodhuesit e avioneve, Airbus, Boeing dhe Embraer.

Airbus ka prezantuar një model kompjuterik që tregon se pasagjerët të cilët janë të ulur afër njëri-tjetrit dhe kanë maska të vendosura, u ekspozohen përgjysmë më pak stërpikave të pështymës, në krahasim me njerëzit që mbajnë distancë prej 1.8 metrash në zyrë.

“Ne kemi të dhëna konkrete që tregojnë se aeroplani është ambient më i sigurt sesa hapësirat e mbyllura publike”, ka thënë zyrtari për inxhinieri në kompaninë Airbus, Bruno Fargeon në një konferencë të Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA) në Gjenevë.

Duke përdorur modele të ngjashme, Beoing ka thënë se të ulurit afër njëri-tjetrit në aeroplan përbën gjë të njëjtë sikurse të qëndruarit dy metra larg në një dhomë konferencash.

Sipas IATA-s, vetëm 44 raste të infektimit janë raportuar nëpër aeroplanë deri më tani.

Kjo i bie që një në 27.4 milionë pasagjerë është infektuar me koronavirus.

“Edhe nëse 90 për qind të rasteve nuk janë raportuar, sërish do t’i binte një rast për 2.7 milionë udhëtarë”, ka thënë këshilltari mjekësor në IATA, David Powell.

Avionet përdorin sisteme të filtrimit që pastrojnë gjithë ajrin çdo dy deri në tre minuta, në krahasim me dy deri në tri herë brenda orës nëpër zyre, sipas IATA-s.

Sipas këtij grupi, kompanitë ajrore janë duke humbur gati 12 miliardë dollarë në muaj, teksa pandemia pengon realizimin e fluturimeve./R.E.L

Posted Under:
Bota Sociale
Tagged:
avion covid 19 rrezik Zyre

Nga e njëjta kategori

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin, Trump i gatshëm për marrëveshje edhe pa dakordësi për programin bërthamor

më shumë...

Historia e kalit të verbër që fiton medalje ari, pronarja: Unë u bëra sytë e tij

më shumë...

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin bashkëkombas për abuzim s*ksual prej tre vitesh

më shumë...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen me vrap në pistë për të ndaluar avionin (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:28

SHBA kërkon fundin e luftës me Iranin,...

9:57

Historia e kalit të verbër që fiton...

9:37

Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin...

9:20

Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në...

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Aktorja përballet me momentin e sikletshëm në tapetin e kuq...
  • Skandal në Greqi, 15-vjeçari shqiptar denoncon 17-vjeçarin b...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.