Subscribe

Një anë e errët e vendit tonë, realitet që arti përmes së bukurës shpesh duket sikur e kamuflon, vjen i pasqyruar në hyrje të galerisë së universitetit të arteve, në ekspozitën “Udhët”.

Përmes shkrepjeve fotografike pedagogia Orestia Kapidani ka fiksuar jetën e komunitetit rom që prej dekadash jeton në hyrje qytetit të Shkodrës. Një jetë, e cila përmes këtyre imazheve duket si një dhimbje e heshtur që bart copëza historie.

“E gjitha kjo ide ka ardhur nga një kureshtje që kisha ë fëmijë që familja ime sa herë kaloja aty më thonin mos kalo andej ,aty duhet të kesh kujdes. Dhe duke qen se unë kam studiuar jashtë dhe kam qen në kontakt me fotografinë ishte mënyra më e mirë për t’ju prezantuar të huajve Shqipërinë. gjithmonë doja të tregoja zonat periferike. atë që ndodhte jashtë qytetit të madh.”

Por si e presin banorët e këtIJ komunitetI një artist dhe sa të hapur janë për t’u bërë pjesë e punws të tyre?

“Ata si fillim kur shkon për ti fotografuar janë të rezervuar. Stepen dhe shpesh thonë se shqiptarët as nuk ju afrohen por vetëm të huajt tek tuk-kur duan ti ndihmojnë. por entuziazmi i tyre është ai që mua më frymëzon. Isha e lodhur nga ajo Shqipëria e revistave, e rregulluar e përpunuar. Unë doja të sillja këtë anë të Shqipërisë, ata njerëz që janë ndryshme, që kanë një vërtetësi brenda vetes e që unë e gjej jashtë fotografisë.”

Rrugë të ndryshe dhe mediume të ndryshme bëjnë bashkë përmes tablove klasike, veprave të artit bashkëkohor, skulpturave, fotografive, dhe mjaft veprave artistike pedagogët e këtij universiteti.

“Udhët” është një ndër ekspozitat më të veçanta të kthyera tashmë në një traditë të cdo fundviti në Galerinë e Universitetit të Arteve dhe do të qëndrojë e hapur për të gjithë artëdashësit deri më datë 20 dhjetor./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *