Një nga programet më të ndjekura të lajmeve të Ekuadorit, El Noticiero, po transmetohej drejtpërdrejt kur persona të armatosur hynë në studio. Kamerat u rrotulluan ndërsa gangsterët me kapuç detyronin stafin të shtrihej në dysheme nën kërcënimin e armëve.

Ata ishin për 15 minuta në transmetim me hanxharë, armë dhe granata në dorë, ndërkohë që shikuesit ishin të tronditur.

Kjo bastisje, e transmetuar LIVE në të gjithë vendin pasditen e 9 janarit nga kanali shtetëror tc Televisión, ishte momenti më tronditës në 48 orë kaosi që përfshiu Ekuadorin këtë javë.

Ky është episodi i fundit, më dramatik në rrëshqitjen katërvjeçare të Ekuadorit në kontrollin e bandave të drogës. Në vitin 2019 Ekuadori ishte një nga vendet më të sigurta në Amerikën Latine, me një shkallë vrasjesh prej 6.7 për 100,000, e krahasueshme me atë në Shtetet e Bashkuara (shih grafikun).

Disa vlerësojnë se në vitin 2023 shkalla e vrasjeve është rritur më shumë se gjashtëfish, në 45 të tilla për 100,000 banorë. Kjo e bën Ekuadorin vendin më vdekjeprurës në kontinentin e Amerikës Latine. Gangsterët e saj kanë adoptuar taktika të tmerrshme, duke përfshirë varje publike, prerje kokash dhe djegie.

Ngjarjet u vunë në lëvizje mëngjesin e 7 janarit. Rojet e burgut La Regional në Guayaquil, qyteti më i madh i Ekuadorit, zbuluan se Adolfo Macías, bosi i bandës së drogës Los Choneros, nuk ishte në qelinë e tij.

Ai vuante dënimin me 34 vjet për vrasje dhe trafik droge. Anëtarët e burgosur të bandës në të gjithë vendin filluan trazirat ndërsa u përhap lajmi për arratisjen e tij.

Në rrjetet sociale qarkulluan video të gangsterëve që merrnin peng rojet e burgut dhe i qëllonin. Disa u varën.

Më 8 janar, presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme që do të zgjasë deri në fillim të marsit dhe vendosi shtetrrethim gjatë natës.

Ai dërgoi ushtrinë për të marrë nën kontroll burgjet, nga të cilat shumë banda drejtojnë operacionet. Gangsterët luftuan në rrugët e qyteteve anembanë Ekuadorit, duke shpërthyer bomba, djegur makina dhe duke rrëmbyer policët. Në të njëjtën ditë kur njerëzit me kapuç sulmuan Tc Televisión, një grup tjetër i armatosur bastisi Universitetin e Guayaquil, duke marrë studentët peng, ndërsa shkëmbyen zjarr me policinë. Noboa u përgjigj më 9 janar duke deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme.

Ai urdhëroi ushtrinë të “neutralizonte” rreth 22 grupe të krimit të organizuar, përfshirë Los Choneros.

Krijimi i z. Macías

Kjo dhunë nisi fillimisht në Kolumbi. Ekuadori, dhe veçanërisht porti në Guayaquil, u bënë një qendër më e rëndësishme përmes së cilës kokaina peruane dhe kolumbiane zhvendoset në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë pasi portet kolumbiane shtrënguan sigurinë në vitin 2009.

Kjo tregti dikur ishte monopol i FARK, një grup kolumbian i fuqishëm. Por, kur FARK nënshkroi një marrëveshje paqeje me qeverinë kolumbiane në vitin 2016, shumica e anëtarëve të saj u çmobilizuan.

Bandat lokale, rajonale dhe ndërkombëtare janë derdhur për të mbushur vakumin e pushtetit.

Kartelet meksikane kanë financuar përfaqësuesit e tyre në Ekuador. Mafia shqiptare ka zgjeruar shumë praninë e saj në vend. Një fluks i tillë i shpejtë i krimit të organizuar ndërkombëtar u lehtësua nga ekonomia e dollarizuar e Ekuadorit dhe kushtet e lehtësuara të vizave për të huajt deri në vitin. 2020.

Politikanët i kanë bërë gjërat edhe më keq. Në emër të anti-imperializmit Rafael Correa, një president i krahut të majtë populist që sundoi nga viti 2007 deri në 2017, mbylli një bazë ushtarake amerikane në bregdet, reduktoi bashkëpunimin me DEA-n dhe shkatërroi një skuadër elitë kunër narkotikëve që ishin trajnaur nga SHBA.

Gangsterët e vegjël ekuadorianë si z. Macías janë bërë mbretër. Los Choneros duket se ka fituar avantazhin e lëvizjes së parë duke qenë një nga grupet më të hershme ekuadoriane që vendosi marrëdhënie me kartelin Sinaloa të Meksikës.

Ata dhe bandat e tjera lokale mendohet se janë armatosur me armë të shkëmbyera me klientët meksikanë për dërgesat e kokainës. Ata kanë mitralozë, pushkë dhe granata që i lejojnë të përballen me forcat e armatosura të Ekuadorit të patrajnuar.

Bandat ekuadoriane kanë gjeneruar fluks parash duke krijuar një terren fitimprurës në Evropë, ku konsumi i kokainës po zgjerohet.

Më 5 janar, kryetari i bashkisë së Amsterdamit paralajmëroi se Holanda mund të bëhet një “narko-shtet”. Rruga më e ngarkuar e trafikut të kokainës në botë sot shkon nga Guayaquil në portin e Antëerp në Belgjikë, sipas Chris Dalby nga Ëorld of Crime, një grup hetimor me bazë në Holandë.

Pjesa më e madhe e kësaj kokaine është e paketuar në kontejnerë transporti që përmbajnë banane, një nga eksportet më të mëdha të Ekuadorit. Kërkesa e Evropës “i ka kthyer portet ekuadoriane në një nga pjesët më të vlefshme të infrastrukturës që mund të kontrollosh nëse je një grup trafiku droge në Amerikën Latine”, thotë Ëill Freeman i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork.

Kjo i ndihmon bandat të blejnë rojet e burgut. Macías dhe drejtues të tjerë bandash kanë kthyer ndoshta një të katërtën e 36 burgjeve të Ekuadorit në seli të tyre, nga ku ata organizojnë sulme dhe rekrutojnë anëtarë të rinj.

Macías u arratis pak para se të transferohej në një njësi më të sigurt në kompleksin e burgut, informacion që mund t’i kishte ardhur vetëm përmes zyrtarëve të korruptuar.

Korrupsioni është tepër i përhapur. Në vitin 2023, policia filloi të hetonte disa zyrtarë qeveritarë për lidhje me mafian shqiptare. Muaj më vonë, i dyshuari kryesor u gjet i vdekur.

Në vitin 2022, 25 zyrtarë të forcave ajrore u dënuan për sabotimin e pajisjeve të radarëve që monitoronin aktivitetin e bandave të drogës në hapësirën ajrore të Ekuadorit.

Kushdo që i kundërvihet bandave të drogës dhe rrjeteve të tyre të korruptuara është në rrezik.

Gushtin e kaluar, një kandidat presidencial, ish-gazetari investigativ Fernando Villavicencio, u vra 11 ditë para zgjedhjeve pasi kërcënoi se do të shkatërronte bandat. Më 5 janar Fabricio Colón Pico, një udhëheqës i Los Lobos, një bandë rivale e Los Choneros, u arrestua për komplot të dyshuar për të vrarë Diana Salazar, prokuroren e përgjithshme.

Zonja Salazar kishte hetuar lidhjet midis trafikantëve të drogës dhe burokratëve. Në dhjetor ajo urdhëroi arrestimin e 31 personave, duke përfshirë gjyqtarë, prokurorë, oficerë policie dhe kryetarin e Këshillit Gjyqësor. Z. Colón Pico arriti të arratisej nga burgu vetëm katër ditë pas arrestimit.

Pas fushatës me deklarata më të buta, Noboa, i cili mori detyrën në nëntor, ka adoptuar një qasje të hekurt ndaj bandave. Ai ka paralajmëruar ndërtimin e dy burgjeve të reja të sigurisë maksimale. Ai i ka shpallur bandat si organizata terroriste dhe paralajmëroi se zyrtarët që bashkëpunojnë me to do të sillen para drejtësisë.

Ashtu si paraardhësi i tij, ai po dërgon ushtrinë në rrugë dhe në burgje. Dhe ai ka bërë thirrje për një referendum në javët e ardhshme që do të legalizonte ekstradimin, do të lejonte faljen e oficerëve të policisë dhe ushtarëve dhe do të mundësonte sekuestrimin e aseteve nga kriminelët e dyshuar.

Disa prej këtyre taktikave duket se e kalojnë strategjinë e Nayib Bukele, presidentit të El Salvadorit, i cili ka vënë rreth 2% të popullsisë së rritur pas hekurave dhe është bërë një nga presidentët më të njohur në botë në këtë proces.

E megjithatë sfidat me të cilat përballen dy liderët janë të ndryshme. Bandat ekuadoriane janë shumë më të sofistikuara se ato në El Salvador, dhe zoti Noboa, i cili duhet të rizgjedhet pas 18 muajsh, është shumë më i dobët se zoti Bukele.

Zoti Noboa duhet të jetë më i zgjuar. Ai mund t’i shtyjë zyrtarët e tij që të ndajnë të dhëna me homologët e tjerë në rajon, diçka që nuk ndodh për momentin sipas Z. Dalby. Ai mund të krijonte një regjistër armësh. Ai mund të rindërtojë njësitë kundër narkotikëve të shkatërruar nga zoti Correa dhe të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara (që i është ofruar). Dhe ai duhet të forcojë praninë e shtetit përgjatë kufirit kolumbian dhe në Guayaquil.

Pa të gjitha këto, shkuarja në luftë me bandat e reja të fuqizuara të Ekuadorit ka të ngjarë të jetë e kotë. /Përktheu:Vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *