Nga data 15 qershor çdo qytetar i Bashkimit Europian komunikon pa roaming. Por nga ky vendim nuk përfiton Shqipëria.

 

Vendi ynë do të mund të përfitojë vetëm kur të bëhet pjesë e BE. Por paralelisht me këtë vendim katër vende të rajonit janë bërë bashkë për të bërë të mundur krijimin e një zonë rajonale pa shërbimin telefonik roaming, por edhe në këtë nisëm Shqipëria nuk është e përfshirë.

 

Por çfarë  e pengon Shqipërinë që të bëhet pjesë e kësaj nisme?

 

Sipas të dhënave, me plotësimin e kuadrit ligjor, Shqipërisë i hapet rruga për të negociuar me shtetet me qëllim arritjen e kësaj marrëveshje.

 

Edhe pse nuk mund të flitet për një afat kohor të qartë, në rastin më të mirë Shqipëria mund të bëhet pjesë e marrëveshjes rajonale në 2018.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *