Subscribe

Cdo qytetar që kërkon të sjellë në vlerën e tregut pasurinë e tij, mund të kryejë rivlersim në zyrat e hipotekave.

Duke nisur nga data 6 janar nis zyartarisht fushata rivlerisimit me tarifë 3 %. Qëllimi është lehtësimi nga barra e taksës prej 15 %, për cdo pasuri që qytetarët kanë në plan të shesin.

Rivlersimi kryhet në bazë edhe të zonës ku ndodhet prona apo dhe sipërfaqem, por ky process nisur edhe nga fushatat e kaluara arrin në rreth 120 mijë lekë për banesë.

 

Ne presim që nga kjo fushatë të kryhen rreth 50-60 mijë rivlersimeve. Kjo shifër bazohet edhe në statistikat e fushatave të kaluara.  

 

Fushata do të jetë e hapur nga janari deri në shtator të këtij viti. Kjo është hera e tretë që qeveria aplikon nisma të tilla të cilat synojnë jo vetëm lehtësimin e pagesave për shit-blerjet e pasurive, por paralelisht rrit të ardhurat në buxhet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *