Një spektakël i rrallë astronomik ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve në hemisferën veriore, të cilët kanë kthyer sytë nga qielli për të ndjekur eklipsin total të Diellit.
Gjatë fenomenit, Hëna ka kaluar përpara Diellit, duke bllokuar përkohësisht dritën e tij dhe duke krijuar një pamje të jashtëzakonshme në qiell.


Në zonat ku eklipsi është parë në totalitet, qielli është errësuar për pak çaste, ndërsa rreth Hënës është shfaqur korona diellore, duke krijuar një nga dukuritë më spektakolare të astronomisë.




Mijëra njerëz janë mbledhur në pika të ndryshme për ta ndjekur fenomenin, ndërsa pamjet e eklipsit kanë pushtuar edhe rrjetet sociale.
/vizionplus.tv





