Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin Zhejë të Kurbinit, duke përparuar me shpejtësi në zonat me ullishte dhe pemtari.
Erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke krijuar një perimetër të gjerë zjarri që po përfshin sipërfaqe me pyje, ullinj dhe pemë frutore.
Forcat zjarrfikëse të Kurbinit kanë mbërritur në zonë dhe po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së flakëve.
Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer dhe malor, duke e bërë të vështirë aksesin e mjeteve zjarrfikëse në disa prej zonave të prekura.
Ndërkohë një helikopter i forcave të ushtrisë po operon në zonë në shuarjen e flakëve. Dyshohet zjarrvënje e qëllimshme.





