Nesër mbushet një vit nga tërmeti shkatërrimtar qe iu mori jetën 51 personave dhe plagosi qindra te tjerë, duke lënë pa strehë edhe mijëra njerëz.

 

Një aksion i madh rindërtimi  ka nisur që nga fillimi i vitit me përfshirjen e donatorëve të huaj, të cilët u angazhuan që në muajin shkurt për një shumë totale 1.15 miliardë euro, nga të cilat 300 milionë fonde të dhuruara.

 

Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Milva Ekonomi, në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” bëri bilancin e punimeve në prag të një vjetorit të tërmetit.

 

“Deri tani janë lidhur 18 marrëveshje që kanë bërë të mundur përdorimin e 60 mln eurove dhe janë 3 marrëveshje që vënë në dispozicion mundësinë për të alokuar 11 milionë euro të tjera. Procesi i donacioneve, ne harkun kohor të një viti, ka shkuar me një shpejtësi më të lartë se e jashtëzakonshmja; të disbursosh kaq para për një vit, më duket një shumë e konsiderueshme dhe tregon që është ecur  mire. Bashkë me donacionet po punohet edhe për të disbursuar kredi dhe për të bërë gati vendosjen e kredive në një tavan buxhetor dhe për vendosur se ku do të shkojnë këto para.”

 

E pyetur për numrin e banesave të ndërtuara, Ekonomi sqaroi: “90 për qind e vlerësimeve në territor janë përfunduar dhe 10 janë akoma në proces. Vlerësimi i ka ndarë në godina të dëmtuara DS1 dhe DS5. DS1 deri në DS3 kanë marrë para në dorë 27.954 familje, kanë lidhur kontratat 22.500 familje dhe janë rimbursuar 21.894 familje. Ato që janë dëmtuar dhe janë godina të përbashkëta është vendosur një fond prej 2 miliardë lekësh dhe do ndërtohen dy tipe godinash individuale dhe kolektive. Numri total që do të ndërtohen janë 3470 individuale dhe 4646 godina kolektive. Në fund të vitit, me prokurimet që bëhen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit mbarojnë rreth 500 godina. Me ato qe prokuron Bashkia e Tiranës, përfundon procesi për 599. Duhet të themi që godinat ndërtohen nga kompani. Këto kompani janë 175 që marrin lote me nga 600 godina.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *