Gjate natës kanë vazhduar reshjet e shiut dhe dëborës në lartësitë mbi 1100 m, trashësia e dëborës në Dardhe varion 20-30 cm, në Voskopojë e Qafa Qarrit deri 5 cm.

 

Akset rrugore nacionale dhe ato dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme.

 

Ndërkohë, Bashkia Korçë ka filluar hapjen e segmentit dytësor Vithkuq-Shtyllë-Panarit. Nga raportimet e marra, nuk ka problematika emergjente, ka patur nderprerje të përkohshmë të energjisë elektrike, por që është mbajtur në kontroll nga punonjësit e OSHEE.

 

Prurjet e lumenjve kanë qenë normale dhe pa probleme. Gjithashtu, edhe niveli i ujërave në rezervuar e ujëmbledhës është në kuota normale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *