Subscribe

Një bilanc tragjik është shënuar gjate janarit sa i takon aksidenteve rrugore në të gjithë vendin. Sipas shifrave, në muajin e parë të këtij vitit kanë humbur jetën 23 persona , ndërkohë qe mbi 158 të tjerë janë plagosur. Në total në rrugët e vendit janë regjistruar 130 aksidente.

Krahasuar me muajin janar të vitit 2020 rezulton rritje e numrit të aksidenteve dhe viktimave. Në vitin e kaluar në të njëjtën periudhë janë regjistruar 93 aksidente me 16 viktima dhe 106 të plagosur.

Nisur nga rritja e shifrave policia rrugore ka ndërmarrë një serë masash parandaluese. Në akset rrugore që konsiderohen si rrugët e vdekjes renditen Fushë Krujë- Shkodër, Elbasan-Tiranë dhe Levan-Tepelenë.

Por nga ana tjetër, ekspertët e sigurisë rrugore, shprehet se kontrollet e policisë dhe rritja e gjobave për shkelësit, nuk janë masat e duhura për reduktimin e këtij fenomeni.

Shkaqet kryesore kanë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara, përdorimi i alkoolit si dhe kushtet atmosferike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *