Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 August 2026
Vizion fokus

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit të Salah...

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga Italia, surprizon...

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i shoqërisë “Fincantieri...

Deti Jon “nxjerr” një thesar historik, zbulohet anija unike...

“Çmenduritë” e motit, Evropa digjet në 42 gradë celcius,...

Gruaja bën për spital 4 burra në Londër, arrestohet...

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht vajzën 9-vjeçare...

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare autoriteteve franceze për ekstradimin...

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12 persona të...

Rasti Maguire/ Reagon policia greke: Fajësoi shqiptarët për të mbuluar sjelljen e neveritshme

31 Gusht 11:43

Ditët e para të pushimeve nuk kanë shkuar aspak mirë për kapitenin e Manchester United.

Pas eleminimit nga gjysmëfinalet e Uefa Europa League, Harry Maguire është arrestuar nga policia.

Qëndërmbrojtësi së bashku me partneren e tij, Fern Hawkins, miq dhe familjarë, kishin shkuar në ishullin e shumëkërkuar Mykonos për të pushuar pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm.

Sipas mediave angleze, mesnatën mes të enjtes dhe të premtes, 2 jave me pare, Harry Maguire është përfshirë në një sherr masiv me grushta dhe sende te forta, jashtë një bari në Mykonos.

Maguire ishte së bashku me shokë të tjerë të skuadrës kur u përfshinë në një sherr.

Ylli i Manchester United, u përlesh, pasi pa motrën e tij të vogël Daisy, të plagosur me thikë në krah, transmeton Vizion Plus.

Fillimisht “The Sun”, shkruajti se përplasja ndodhi me një grup gangsterësh shqiptarë.

Mediat angleze vijuan më tej duke thënë se një grup gangsterësh filluan të ngacmojnë motrën e yllit të Manchester United kur më pas nisi përplasja.

Raportimet vazhduan më tej se motra e 27-vjeçarit, Daisy, kishte refuzuar të bisedonte me një biznesmen shqiptar (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) dhe pas refuzimit ai ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur vajzën.

Por të tjera detaje kanë dalë në vijim nga avokati për dy nga gjashtë policët, e përfshirë në ngjarje.

Ioannis Paradissis i tha MailOnline: “Harry Maguire duhet t’i vijë turp. Ai ka shpikur një paketë gënjeshtrash dhe nuk pati guximin të kërkojë falje”.

“Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe  bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre”.

Në një tjetër dëshmi kanë qenë vetë policët grekë që kanë sqaruar çfarë ndodhi atë mbrëmje në Mikonos dhe kanë kërkuar që mbrojtësi anglez të mos vazhdojë me gënjeshtrat, por të kërkojë ndjesë për sjelljen e tij.

“Ne ishim 8 policë dhe uniformat tona janë lehtësisht të dallueshme. Maguire ishte i dehur atë natë dhe ne e trajtuam si çdo anglez tjetër i dehur në ishull. Gjatë gjithë kohës ai na kujtonte se ishte Harry Maguire dhe asnjëherë nuk foli për shqiptarë apo për injeksione ndaj motrës së tij. Sa herë që ai hap gojën, gënjen. Ai ishte thjesht një djalë i dehur, i përfshirë në një sherr dhe ne e toleruam shumë madje”, shprehen oficerët e policisë për ngjarjen e ndodhur në Mikonos.

‘Maguire dhe miqtë e tij shpikën një histori për shqiptarët që gjoja i sulmuan të motrën e tij. Unë kurrë nuk kam dëgjuar për ‘mbeturina’ të tilla. Kjo ishte një përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tij të neveritshme. Kjo është një fyerje për shqiptarët dhe policinë greke”.

‘Maguire është model, ai duhet të ulë kokën me turp dhe të kthehet në Greqi për të kërkuar falje.’

Harry Maguire i është dhënë 21 muaj dënim me kusht për sulm dhe ryshfet ndaj policisë grekë.

Kapiteni i Manchester United Harry Maguire u përball me katër akuza nga autoritetet greke: sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene.

Posted Under:
Sport
Tagged:
Mykonos

Nga e njëjta kategori

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit të Salah te Trabzonspor

më shumë...

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga Italia, surprizon me skuadrën e re

më shumë...

Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin dhe i rikthen çantën

më shumë...

E BUJSHME/ Armando Broja shumë pranë skuadrës me histori në Angli

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:18

Tifozët duartrokasin gjestin e Muçit pas transferimit...

7:01

Irani dhe Omani arrijnë marrëveshje për Ngushticën...

6:44

Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga...

6:24

Nënshkruhet Akti i Themelimit dhe Statuti i...

6:17

“Mos trego se do të të vras...

6:07

Teleskopi më i fuqishëm në botë zbulon...

5:43

Deti Jon “nxjerr” një thesar historik, zbulohet...

5:38

LDK kërkon Presidentin, çfarë po ndodh me...

5:31

“Çmenduritë” e motit, Evropa digjet në 42...

5:17

Gruaja bën për spital 4 burra në...

5:12

Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...

4:43

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:42

“Marina Orikum”: Arkitektura si lundrim

4:35

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare autoriteteve franceze...

4:27

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë...

4:13

Policia Rrugore e Elbasanit me “dorë të...

3:56

Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen 12...

3:34

Me kallashnikov dhe motor pa targa, ja...

3:04

Grabitje me armë në një argjendari në...

2:58

Studimi: Stresi në punë po u shkatërron...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Greqi/ 41-vjeçari shqiptar p*rdhunoi sistematikisht...
  • Igli Tare grabitet në tren në Romë, policia arreston autorin...
  • “Ishte tmerr, nuk kisha ku të fshihesha”, u plag...
  • Tragjike/Rrufeja vret futbollistin gjatë ndeshjes, plagosen...
  • Tragjedi në Florida/ I mbeti koka e bllokuar në lodrën e dru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.