Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet në akset rrugore urbane dhe interurbane me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve të Kodit Rrugor dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara gjatë periudhës 27.07–02.08.2026, janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të gjithë për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Nga këta, 3 drejtues mjeti janë arrestuar, ndërsa 6 janë proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1787 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
301 masa për parakalime të gabuara;
1000 masa për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
32 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
14 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
85 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
58 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
297 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Gjatë javës janë pezulluar 3 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore e Elbasanit njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e çdo shkelësi të Kodit Rrugor./vizionplus.tv





