Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, duke komentuar raportin e Standart & Poors. Vasili në komentin e tij thotë se kryeministri shkëlqen me injorancën e tij.
Përmes një statusi në Facebook, Vasili shkruan se Rama nuk kupton asgjë por thotë përmendësh atë që i thonë ministrat.
“Kryeministri qe shkelqen me injorancen e tij !!!
Kryeministri dihet tashme nga te gjithe qe nuk kupton hicgje dhe thote permendesh ato qe i thone ministrat. Keta te fundit ja kane marre doren dhe bejne sikur i japin sihariqe dhe ky papagalloset dhe i perserit gjithe qejf. Edhe per vleresimin e Standart & Poors prap e tallen dhe ai i varferi e shkruajti ne FB gjithe qejf. Ne nuk duam ta tallim kryeministrin ndaj me qe te pakten shkrim e kendim di, le ta lexoje vete çfare thote Standart & Poors: “Ne mund të ndërmarrin një veprim vlerësimi negativ nëse do të vërejmë materializimin detyrimeve kontigjente nga projektet e Partneritetit Publik Privat ose shtimi i borxheve të fshehura nga qeveria” deklaroi Standard and Poors në vlerësimin e fundit për Shqipërinë. E ka fjalen Standart & Poors per koncesionet apo per piramiden hajdute financiare te qeverise,qe drejton kryeministri qe shkelqen me injorancen e tij.”





