Takimin e radhës elektoral, kryeministri e ka zhvilluar me banorët e Pukës. Edi Rama kërkoi edhe votën e demokratëve, pasi sipas tij, zgjedhjet nuk janë për t’i gjetur punë Lulzim Bashës. Përpara banoreve te Pukës, Rama nuk e kurseu ironinë për kundërshtarin e tij.
Shefi i qeverise tha se fituesi i 25 qershorit, do t’i japë Shqipërisë dinjitetin e duhur dhe shqiptarët në rajon do të ndjehen me mire. Rama premtoi investime te mëdha ne Puke, për ta shndërruar atë ne një destinacion për turizmin.
Në Rrëshen, kryeministri Rama ka parë afër rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Gjin Pjetri”, e cili do të jetë gati në fillim të këtij viti shkollor. Gjithashtu, kryeministri është njohur edhe me investimet për rikonceptimin e sheshit kryesor te qytetit.





