Kryeministri Edi Rama ka shkuar pasditen e kësaj të premteje në QSUT, ku ka parë nga afër efetkivët e plagosur gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

 

Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë shprehet se ata protestues që po shkaktojnë trazira dhe dhunë po nxiten nga PD dhe se minorenët po manipulohen dhe keqpërdoren.

 

Për njërin nga efektivët e plagosur, Rama tha se rrezikon të humbasë syrin.

 

“Tejkalimi ekstrem i të drejtës për të ushtruar forcë me policinë, nuk ka drejtësi,..ccfarë drejtësie? Drejtësi e dhunës mbi të gjithë dynjanë? Drejtësi është që efektivi do të dënohet. Një tjetër rrezikon të humbasë dritën e syrit. Ky është një akt që i ka indinjuar të gjithë por askush nuk ka të drejtë t’i prekë një fije floku askujt tjetër. Presidenti i Shtetit ende nuk e ka dënuar dhunën, ende nuk i ka thënë asnjë fjalë kësaj familjeje e asaj nëne që është atje dhe pret të birin. Së bashku me atë tjetrin, ish-kryeministër që sot është krenar që ka vrarë njerëz, dhe i vjen keq që nuk ka vrarë më shumë. Këta janë njerëz të joshur edhe me para që nuk dinë as se për cfarë dalin, se për minorenët nuk ia vlen të futemi të diskutojmë se ka një axhendë politike.”

 

Rama theksoi më tej se polici që qëlloi jashtë çdo kompetence ndaj të riut do të marrë dënimin e merituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *