Tirana është një ndër qytetet ku të gjithë ata që e vizitojnë njëherë, duan të kthehen sërish.

 

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në 100 vjetorin e kryeqytetit, gjate fjalës se tij përshëndetëse ku merrnin pjesë politikanë, ambasadorë dhe personaliteteve të tjerë.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

E vërteta është që ky është një qytet që unë në vetë të parë e kam provuar që në sytë e atyre që vijnë është një vend ku duan gjithmonë të kthehen. Edhe gjithë Shqipëria po ashtu por po flasim sot për Tiranës. Mbase këta që vijnë nga BE-ja janë të lodhur me shumë rregull e me shumë disiplinë, me shumë standarde e shumë monotoni. Mbase ata që vijnë nga Amerika janë të lumtur sepse këtu ndihen njësoj si Papa kur shkon në Argjentinë. Mbase të tjerët që vijnë mendojnë që vijnë në mes të Europës pa pritur të gjejnë gjëra që Europa nuk i ka dhe iu kujtojnë vendet e tyre. Është një qytet që 100 vjet më parë ishte shumë i vogël dhe në shekullin e 19 kishte vetëm 10 mijë banorë.U ndërtua në një mënyrë si pak qytete të tjera nga shumë duar që ia lanë stafetën njëra-tjetrës me hir ose me pahir dhe që vunë tullat e tyre duke sjellë kultura të ndryshme, vizione e perceptime dhe mënyra të ndryshme të jetuarit të realitetit”.

 

 

Rama shtoi se Tirana u shpall kryeqytet kur kishte 10 mijë banorë, ndërkohë që përgjigja se cfarë do të ndodhë në 100 vitet e ardhshme duhet të jetë befasuese.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *