E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Ta çojmë tepsinë për skrap! (video)

Kryeministri Rama i ka bërë apel zgjedhësve për ta mbështetur me votë më 25 qershor. E për këtë ka zgjedhur një videomesazh të bërë nga telefoni i tij personal, teksa udhëtonte nga Kruja drejt Durrësit.

 

Kreu i qeverisë thotë se të dielën shqiptarët duhet të ndajnë interesin për të ndërtuar shtet, apo të vazhdohet me sistemin e vjetër të tepsisë.

 

Reklamë

Edi Rama, thotë se me reformat e mandatit të parë janë hedhur thelemet, mbi të cilat do ndërtohet shteti.

 

Në apelin e tij, kryeministri Rama thotë se më 25 Qershor çdo qytetar do të jetë anëtar i gjykatës së madhe të popullit Sovran, që do të vendosë se kujt do t’i besojnë drejtimin e vendit.

 

Më shumë video

Reklamë