Kryeministri Edi Rama sulmoi përsëri Bashkimin Evropian, pse nuk ndihmoi vendet e Ballkanit Perëndimor për sigurimin e vaksinave. Gjatë fjalës që mbajti në Parlament, ku do të ratifikohet marrëveshja me Pfizer për 500 mijë dozat e para, Rama tha se është për të ardhur keq që BE nuk ka përtej kufijve të vet.

“Besoj që e keni parë dhe e keni ndjekur deklarimin e fundit të OBSH që ka folur me një shqetësim jo të vogël për katastrogën e mundshme morale në nivel global për shkak të mosgarantimit të barazisë së aksesit në vaksinim. Kjo është një temë që për ne që jetojmë në mes të Evropës nuk është e panjohur. Për fat të keq në konceptin e planifikimit të marrjes së aksesit në vaksinim përmes Pfizer, BE nuk pa përtej kufijve të vetvetes. Dhe e la fatin e vaksinimit të njerëzve në rajonin tonë në atë që u quajt mundësi për marrëveshje bilaterae. Gjë që ka bërë që sot, përjashto Serbinë dhe Shqipërinë, asnjë vend tjetër në rajon nuk ka filluar me vaksinimin. Të gjitha vendet e rajonit kanë parapaguar për të pasur akses në vaksinë përmes COVAX.”

Rama tregoi se nëse dy vende vendosin të bashkëpunojnë për vaksinimin, më parë duhet njoftuar kompania Pfizer.

“Nga ana tjetër, ne kemi ndeshur në vetë të parë vështirësinë e marrëdhënieve bilateral në sensin e përcaktuar nga koncepti paraprak i BE për shkak se ka edhe një element tjetër që duhet ditur, që vendet për të bërë marrëveshje me njëra-tjetrën, qoftë për të dhuruar, qoftë për të shitur, qoftë për të shkëmbyer në kohë të ndryshme, duhet që të marrin leje nga kompania Pfizer. Përndryshe, ky transaksion është i pamundur. Kështu është shkruar edhe në marrëveshjen që ne sapo kemi përfunduar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *