Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke postuar grafikun që tregon sesi ka ecur procesi i vaksinimit në Shqipëri. Kreu i qeverisë shprehu bindjen se Shqipëria do ta mposhtë sëmundjen dhe gjatë sezonit turistik, premtoi masa më të lehtësuara.

 

Të dhënat janë grumbulluar pas vaksinimit 1-javor dhe ka dalë mesatarja për 100 banorë. Bëhet fjalë për qytetarë që kanë marrë një dozë të vetme të vaksinës.

 

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm😍”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *