Gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS, kryeministri Edi Rama tha se ndonjë ditë mund të shfaqet në SPAK prej veshi me ndonjë nga ata zyrtarë të PS që shkel ligjin.

 

“Më vijnë zëra se thonë se ky i gjati nuk të mban të lëshon. E thonë apo jo. Ky i gjati nuk i mbron njerzit e vet. Unë nuk lëshoj askënd në këtë familje që bëhet shënjestër për punët e përbashkëta i vë gjoksin, fytyrën zërin në dispozicion dhe i dal unë para baltës që hidhet drejt kujtdo që është pjestar në këtë familje. Unë jo vetëm që nuk mbaj.

 

Borxhin nuk ja kam askujt kur i merr koka erë, por ja kam kësaj familje dhe familjes sime. Si mund ti mbroj unë ata që më vënë para ca të vegjëlve që më kërkojnë llogari.Nuk mbaj askënd që ha pas shpine zgjedhësit dhe Partinë Socialist. Mos u çudisni që të më shohin muandonjë ditë te dera e SPAK me ndonjë nga këta prej veshi”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *