E diel, 4 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përcillet për në banesën e fundit presidenti iranian, thirrje “vdekje Amerikës, vdekje Izraelit” gjatë ceremonisë

Dhjetëra mijëra iranianë u mblodhën ën Teheran këtë të mërkurë për tiu bashkuar funeralit të presidentit Ebrahim raisi, ministrit të jashtëm, Amir Abdollahian dhe personave të tjerë që humbën jetën nga rrëzimi i helikopterit pak ditë më parë.

Ceremonia u udhëhoq nga lideri suprem Ayetullah Ali Khamenei në sheshin qëndror të Teheranit.

Reklamë

Turmat që shoqëronin kortezhin mbanin në duar pankarta që ndëronin presidnetin e ndjerë ndërsa dëgjoheshin edhe thirrje ‘Vdekje Amerikës!” apo ‘Vdekje Izraelit!”.

Në ceremoninë funerale në Teheran moren pjesë përfaqesues të lartë nga Rusia, Kina, Turqia, India dhe vendet e lindjes së mesme.

I pranishëm ishte dhe lideri politik i Hamasit, Ismail Hanyeh i cili shprehu ngushëllimet në emër të popullit palestinez.

E ndërsa Irani ndodhet në kushtet e ditëve të zisë kombëtare e ndalimit të festimeve publike, diaspora iraniane ka qenë e lirë të reagojë ndryshe.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale treguan iranianë në qytete të ndryshme të botës duke festuar vdekjen e dy zyrtarëve të lartë.

Presidenti Ebrahim Raisi, ministri i jashtmë amir abdollahian dhe shtatë persona të tjerë ndërruan jetë në pasi helikopteri me të cilin udhëtonin në veriperendim te vendit u rrëzua për shkaqe të cilat deri më tani janë konsideruar vetëm aksidentale. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë