Dodik: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Milorad Dodik, udhëheqësi serb në Bosnje, ka bërë një deklaratë të bujshme gjatë turit të tij në fushatën parazgjedhore.
Dodik është shprehur se Boshnja dhe hercegovina ëhstë e vdekur. Sipas tij institucionet aty nuk funksionojnë më.
Kjo deklaratë vjen në një periudhë të tensionuar politikisht, teksa vendi përballet me ndarje të thella etnike dhe politike lidhur me të ardhmen e institucioneve shtetërore dhe orientimin e tij ndërkombëtar. Milorad Dodik, përdori një gjuhë të ashpër për të vënë në pikëpyetje funksionimin e institucioneve qendrore të vendit dhe për të kërkuar një rikonfigurim të marrëdhënieve politike.
Qëndrimet e tij lidhen me debatin e vazhdueshëm mbi kompetencat e institucioneve qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe marrëdhëniet e vendit me aktorët ndërkombëtarë. Rezultati i zgjedhjeve pritet të ndikojë në drejtimin politik të Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë viteve të ardhshme, përfshirë balancën e pushtetit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe entiteteve përbërëse të vendit, si dhe ecurinë e reformave të lidhura me integrimin evropian.
Deklarata e Dodikut rikthen në qendër të debatit çështjen e sovranitetit, funksionimit të institucioneve shtetërore dhe marrëdhënieve të Bosnjës dhe Hercegovinës me aktorët e jashtëm.
Vendi ndërkohë vijon të përballet me një debat të fortë politik mes forcave që mbështesin integrimin evropian dhe atyre që kërkojnë një qasje tjetër ndaj institucioneve qendrore dhe aleancave ndërkombëtare.




