Subscribe

Qëllimi i paralajmëruar i vizitës pakorëshe në Tiranë i sekretarit britanik të jashtëm ishte një goditje e re ndaj emigrimit të paligjshëm në bashkëpunim me Shqipërinë. Pas takimit kokë më kokë, David Cameron dhe Edi Rama nuk artikuluan asnjë kerkëse të qeverisë së Londrës ndaj asaj të Tiranës, për aq kohë sa përballja me emigrantët e paligjshëm është më shumë problem i Anglisë se i Shqipërisë.

 “Ka qenë një partneritet vërtet shumë i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull edhe për të tjerët, sepse në të gjithë Europën problemi i migracionit të parregullt është një problem që hasën të gjithë dhe siç u kam thënë edhe ministrave të tjerë të jashtëm është një problem të cilin duhet ta përballoni ju, përndryshe në rastin e Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar ju keni treguar se jeni krijues”, tha Cameron.

Lexo edhe :

Related Posts

“Kemi folur padyshim edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe patjetër që jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë dhe gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim, gjë që natyrisht lidhet edhe me vullnetin e përbashkët për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni që pa diskutim ka të bëjë me rrjetet  e krimit të organizuar”, tha Rama.

Në Shqipëri lordi David Cameron erdhi me dëshirën e qeverisë së Londrës për të finacuar 4 miliardë paund në ndërtimin e dy hekururadhave atë që lidh portin e Durrësit me Prishtinën dhe Rrogozhinën me bregedetin e Vlorës.

“Kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik me një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, për Kosovën, por edhe për rajonin që është hekurudha Durrës- Prishtinë, e cila është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Rama.

“Ne kemi projekte shumë emocionuese, si për shembull hekurudha nga Prishtina në Durrës, që do të jetë shumë e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe për të gjithë rajonin”, tha Cameron.

Nga Tirana shefi i diplomacisë britanike u largua me vlerësimin për qeverisjen e Edi Ramës dhe përpjekjet në procesin e paqtimit mes Kosovës dhe Serbisë por pa takuar presidentin Bajram Begaj edhe pse ishte e parashikuar në agjendë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *