Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetit demokrat Flamur Noka, lidhur me arrsetin në shtëpi të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Noka e akuzoi Dumanin se “drejtësia po mban të burgpsur politik Berishën pa akuzë”.

Në përgjigjen e tij në Komisionin e Ligjeve Dumani tha se ccështja e Berishës ëshë në hetim dhe se nuk mund të prononcohet për atë, ndërkohë theksoi se drejtësia nuk sfidohet dhe se ai vetë nuk është peng i askujt.

Noka: Po mbani të burgosur politik Berishën pa akuzë. Niset një proces politik ndaj tij në shkelje të kushtetutës. Po ashtu edhe për Fatmir Mediun, proces kundër Ilir Metës, drejtues tjetër i një forcë opozitare. Ose po përdoreni politikisht për të luftuar opozitën ose keni një mision të detyruar nga kreu i këtij regjimi. E gjitha si një luftë politike ndaj opozitës. A po përdoreni nga Rama për të luftuar opozitën?

Dumani: Unë kam qenë drejtues, kam patur ekip prokurorësh dhe hetues me të cilët kam punuar, por ju garantoj që unë ai i njëri ngelem që isha dhe në 2008 deri në 2010. Nuk kam ndryshuar. Mua nuk më rriten veshët as kur më lavdërojnë, as kur më shajnë. Kush më njeh e disa shumë mirë se çfarë përfaqësoj dhe e kanë parë angazhimin tim si prokuror. Unë i njëjtin ngelem. Dhe sot në këtë detyrë që ndodhem shumë i nderuar përpiqem të bëj më të mirën. Unë jam një drejtues i prokurorisë. Puna dhe meritat apo dhe kritikat ju takojnë gjithë prokurorëve, gjithë hetuesve, gjithë stafit administrativ. A jemi ne për t’u kritikuar? Patjetër që jemi për t’u kritikuar. Por duhet edhe kur ka vend për t’u vlerësuar, duhet vlerësuar. Çfarë bëjmë ne në fund të ditës, se po e thjeshtoj gjënë? Ngremë akuza, fusim njerëz në burg. Kënaqësi është për ne? Kurrë s’është kënaqësi. Është pjesë e detyrës tonë institucionale, ligjore, kushtetuese që kemi marrë përsipër ta bëjmë. Por nuk është ndonjë kënaqësi, ta garantoj. Se edhe ne nuk flemë të qetë me dilemat tona vërtetë kemi marrë një vendim të drejtë apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *