Subscribe

Nga Këshilli Atlantik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte i ftuar për të folur për Shqipërinë dhe sfidat me të cilat po përballet, kryeministri Edi Rama sqaroi pse-në e zbatimit të ligjit special “Anti-KÇK”,  kundër krimit të organizuar dhe pasurisë që buron nga pas shtatë  vitesh në krye të qeverisë.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

…Më përpara ne nuk e kishim SPAK, si te guxonim të ndiqnim pasuritë e krimit te organizuar. Si mund të imagjinonim të sekuestronim dhe më pas të konfiskonim pasuritë që janë bërë nga aktivitete të paligjshme me gjykatat që kishim që në pjesën më të madhe janë të infektuara nga krimi i organizuar. Gjyqtarë dhe prokurorë që jo thjesht bashkëpunojnë me krimin e organizuar por janë pjesë e tij. Pritem momentin kur policia nuk do të poshtërohej pasi i referonte çështje te këto gjykata e prokurorë. Te gjithë ata që janë dënuar apo janë akuzuar për trafik të lëndëve narkotike, qënieve njerëzore, terrorizëm apo krime të tjera të rënda të vërtetojnë burimin financiar të pasurisë. Nuk është proces gjyqësor është një verifikim administrativ….

 

Në të parin reagim pas prezantimit të metodologjisë së re të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, kreu i qeverisë, u zotua për të mos përcaktuar më asnjë datë  për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nuk do të them kurrë më që kjo do të ndodh në këtë stacion apo në një tjetër, jam i zhgënjyer. Nuk është vetëm një person por janë 27 shtete që kanë 27 probleme. Ka nje nivel të caktuar hipokrizie, do të kishte qenë më e natyrshme dhe e ndershme, të thonin që ju i keni bërë detyrat por nuk jemi ne gati të flasim për këtë se duhet të zgjidhim disa probleme të tonat. Nuk po flasim për tu bërë anëtar por për të hapur bisedimet për anëtarësim. Në Komisionin Evropian ka njerëz që merren drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe flasin me fakte, ndërkohë ka të tjerë që flasin me ato që shkruhen në gazeta.

 

I gatshëm u deklarua për një bashkëpunim sa më të shpejtë me kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti, pa përjashtuar bisedimet për nismën e shengenit të Ballkanit Perëndimor.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Poezia e opozitës nuk është e njëjtë me prozën e qeverisë. Shumë mire, ata kanë një qeveri të re dhe mezi pres të punoj me ta. Eshtë një temë që ka qenë ëndrra ime e hershme, që kufiri me Shqipërisë dhe Kosovës të bëhet tërësisht fluid. Për momentin jam tradhtar i përkryer së paku në imagjinatën e njerëzve që nuk e kuptojnë nismën për bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nuk mund të ndërtosh paqe më të njëjtat instrumente që ke luftuar për liri. Nuk është një alternative ndaj BE-së, të bëjmë me njëri tjetrin ate që se bëjmë dot me vendet e BE-së. Është përgatitja jonë për anëtarësim.

 

I rezervuar për hapat financiarë që do të ndërmarrë pas konferencës së donatorëve më 17 Shkurt në Bruksel, Edi Rama tha se rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të jetë i plote pa dëmtuar financiarisht sektorin e shërbime, buxhetin e mbrojtjes por duke ngadalësuar uljen e borxhit të jashtëm.

Gjatë vizitës në Washingon, kryeministri Rama pati një takim me sekretarin amerikan të departamentit të shtetit Mike Pompe dhe disa përfaqësues të lartë të Bankës Botërore dhe USAID.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *