Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi Rr. “Grigor Cilka”, e cila lidh Njësinë 2 me lagjet e Farkës.

Veliaj tha se falë investimeve në periferi, njësoj si në qendër, edhe në këtë zonë do të rritet ndjeshëm vlera e pronës.

Ndërkohë që para bashkisë opozita po zhvillonte protestën e radhës, Veliaj ndaloi tek banesa e Flamur Nokës duke uruar familjarët e tij për investimet.

“Mome, si je, bëji të fala Flamurit, ta gëzojë”, tha Veliaj.

Në takimin me banorët e zonës, Veliaj tha se investimet për infrastrukturën në kryeqytet do të vijojnë pa bërë dallime.

“E vlerësoj jashtë mase durimin tuaj sepse edhe Roma s’u bë në një ditë, edhe Tirana s’u bë në një ditë. Tirana ka në inventarin e saj 10 mijë rrugë. Çdo ditë duhet të bëjmë nga një rrugë. Sot i erdhi radha Rr. “Grigor Cilka” dhe më vjen mirë se është një rrugë lidh dy zona, lagjet e Farkës me lagjet e Tiranës. Këtu banojnë si kolonjarët, si kuksianët, nga Korça e Hasi, jemi të gjithë një dhe jemi të gjithë bashkë. E di që edhe ata shokët e mi të politikës thonë ‘jo, po ne jemi den baba den, jo ata janë të ardhur’, por Tirana ka plot njerëz që kanë prodhuar ekonomi, që kanë bërë prokopi, që kanë sjellë rritje të çmimit dhe vlerës së pronës”, tha ai.

Në fund, kreu i Bashkisë theksoi se investimet do të shtrihen edhe në lagje të tjera të Tiranës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *