Subscribe

Aleanca për mbrojtjen e teatrit dhe opozita protestuan sërish kundër korrupsionit në bashkinë e kryeqytetit.

Protestuesit qëlluan me molotovë godinën e bashkisë në shenjë revolte ndaj Erion Veliaj, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe vendosjen e drejtësisë për shembjen e teatrit kombëtar, inceneratorin e Tiranës dhe dosjen e njohur me emrin 5D.

Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës deklaroi se dorëheqja është vetëm hapi i parë i një procesi që duhet të vendosë para përgjegjësisë penale për të gjitha aferat korruptive, kryebashkiakun Veliaj

“I takon SPAK të ngrihen në lartësinë e detyrës e t’i përgjigjen një drejtësie pa regji. Nuk na intereson nëse e pushkatoi sot politikisht Rama, më interesojnë qindra mln euro të vjedhura nga Veliaj”, tha Këlliçi.

Po sot opozita ka depozituar një padi të re kundër kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj

“Sot firmosa kallëzimin e ri në SPAK ndaj Erion Veliajt, për rastin e Ardit Gjoklajt”.

Tubimi zgjati rreth 2 orë dhe anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak tentuan të futen brenda godinës së bashkisë duke shënuar momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Protestat e opozitës dhe aleancës për mbrojtjen e teatrit nisën 6 javë më parë kur SPAK-u vendosi nën hetim dhe ngriti akuza ndaj 9 drejtorëve dhe ish-drejtorëve në bashkinë e Tirane të cilët dyshohet se kanë përfituar dhjetëra tendera të bashkisë dhe ujësjellësit për kompaninë e tyre personale.

Demokratët te cilët e kishin denoncuar këtë çështje një vit më parë bënë përgjegjëse kryetarin e bashkisë së Tiranës duke vendosur të protestojnë çdo javë deri në largimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *