Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një familje në Ferizaj. Mediat në Kosovë raportojnë se vajza ka plagosur me thikë babain e saj, i cili është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak i plagosjes të jetë bërë një sherr mes tyre në familje, i cili më pas ka agravuar në përdorimin e armëve të ftohta.

Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *