Aktorja e mirënjohur Mariana Kondi, ishte e skualifikuara e radhës nga “Ferma VIP”. Pas daljes nga ferma, aktorja iu bashkua Valerit në ishullin Arameras, për të vijuar aty rrugëtimin për të fituar çmimin e madh.

Por duke qenë se fermerët e tjerë nuk e dinë këtë fakt, ata e kanë kujtuar Marianën sot, teksa ishin duke konsumuar drekën.

Ishte Flori ai i cili e kujtoi i pari, me të cilin aktorja ka pasur një raport shumë të mirë.

Mariana kushedi si do jetë duke bërë kokrrën e qejfit”, tha Flori.

Gloria, për ta pasuar mendimin e tij, aludoi se aktualisht Mariana do jetë duke treguar gallatat e Dijonisit.

Do jetë duke treguar të gjitha gallatat e Dijonisit”, shtoi Gloria./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *