Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
30 May 2026
Vizion fokus

Finalja e Champions League, Havertz kalon Arsenalin në avantazh

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më e madhe...

Finalja me “aromë” spanjolle, Luis Enrique dhe Mikel Arteta...

Bylykbashi në Kuvendin e PD: Kolegjialiteti, rruga e rithemelimit...

Anglezët “pushtojnë” Budapestin, rritet adrenalina e finales së sotme,...

Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë për fronin...

Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia dhe lufta...

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është vepra jonë...

“Do të përmbysim diktaturën”, Berisha nga Kuvendi Kombëtar: Kjo...

Rama-Manastirliu: Premtim i mbajtur, 11 fëmijëve të herojve u jepet statusi “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”

4 Maj 11:19

Fëmijët e prindërve të rënë në krye të detyrës përfitojnë nga sot statusin “Fëmijë në Përkujdese të Republikës”. Në një aktivitet të zhvilluar me praninë e kryeministrit Rama, fëmijë dhe familjarë të profesionsitëve të rënë në krye të detyrës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se ky është një premtim i mbajtur për t’i patur në përkujdes fëmijët e heronjve që dhanë jetën, për mbrojtjen e jetës së tjetrit.

“Një vit më parë, Kryeministri Rama, bëri një premtim. Qeveria do u qëndronte pranë, pa asnjë rezervë, fëmijëve dhe familjeve të heronjve të këtij vendi. Sot, ky premtim bëhet realitet. Eshte dita kur në zbatim të Ligjit “Per Fëmijët në përkujdesje të Republikës”, akordojmë Statuset per fëmijët e heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut, si shenjë mirënjohjeje për sakrificën vetmohuese të baballarëve tuaj të dashur, të djemve tuaj të shtrenjtë, që sot nuk janë më mes nesh”, tha Manastirliu.

Në cilësinë e drejtuese së Komisionit Qendror të dhënies së statusit “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, Manastirliu tha 11 fëmijëve të parë u jepet ky status i posaçëm, duke theksuar se me Ligjin e “Fëmijëve në Përkujdesje të Republikës”, këta fëmijë përfitojnë një paketë të plotë mbështetje, derisa të dalin në jetë e të mund të bëhen të zotët e vetes.

“Pas vleresimit te kujdesshem, 11 fëmijëve u jepet statusi “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, dhe u akordohen përfitimet e statusit, nga trajtimi financiar me mbështetjen çdo muaj me pagën e prindit që ka humbur jetën, përgjatë gjithë viteve të fëmijërisë e deri në moshën 25 vjeç, nëse fëmija ndjek shkollën e lartë. Po keshtu do të kenë mbështetje për arsimim, punësim, kujdes shendetesor dhe mbrojtje sociale”, bëri me dije Manastirliu.

Paketa e mbështetjes për fëmijët në përkujdesje të Republikës parashikon:
– 100 për qind të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,
– 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur;
– 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë ;
– 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë;
– 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

“Fëmijët në Përkujdesje të Republikës” do të përfitojnë gjithashtu bursën për ndjekjen e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike dhe tekste shkollore falas.

 

Po kështu përfitojnë bursë të plotë nga fondi i mbështetjes studentore dhe janë të përjashtuar nga tarifa vjetore në institucionet publike të arsimit të lartë. Gëzojnë të drejtën e orientimit profesional falas dhe mbështetje për punësim në administratën publike ose biznesin privat. Komisioni Qendror i ngritur për vlerësimin e dosjeve të profesionistëve të rënë në krye të detyrës, do të mblidhet çdo herë që ka kërkesa për marrjen e këtij statusi.

Posted Under:
Kryesoret Politike Sociale Vendi
Tagged:
femije heronj Manastirliu rama Status

Nga e njëjta kategori

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

më shumë...

Turistët popullojnë Durrësin, fluks i lartë i pushuesve në plazhet e zonës

më shumë...

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më e madhe është rikthimi i besimit te shqiptarët

më shumë...

Rihapet Muzeu Etnografik i Beratit, është edhe një nga destinacionet kryesore turistike të qytetit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

6:12

Finalja e Champions League, Havertz kalon Arsenalin...

5:04

Shenjat më me fat të Horoskopit në...

4:58

Finalja e CHAMPIONS LEAGUE, formacionet zyrtare PSG-Arsenal

4:49

Turistët popullojnë Durrësin, fluks i lartë i...

4:41

Tabaku në Kuvendin e PD: Beteja më...

4:38

Rihapet Muzeu Etnografik i Beratit, është edhe...

4:34

Dorëzohet qendra e çaktvizimit, Lamallari: I shërben...

3:56

Finalja me “aromë” spanjolle, Luis Enrique dhe...

3:48

Bylykbashi në Kuvendin e PD: Kolegjialiteti, rruga...

3:33

“Miss Shqipëria” promovon rivierën, vajzat bëjnë ndalesa...

3:00

Anglezët “pushtojnë” Budapestin, rritet adrenalina e finales...

2:24

A ka gënyer Moza për raportin me...

2:17

Sot finalja PSG-Arsenal në Vizion Plus, betejë...

2:07

“Romiri nuk ka ambicie për showman”, partnerja...

2:04

Kuvendi i PD-së, Berisha prezanton programin: Ekonomia...

1:54

“Besoj te fitorja, ripërtëritja e partisë është...

1:51

“Jam shumë më tepër se mbiemri që...

1:34

“Do të përmbysim diktaturën”, Berisha nga Kuvendi...

1:25

Sulmet e opozitës, Rama: S’kanë lënë gjë...

1:18

“Flamuri i Skënderbeut dhe Ismali Qemalit në...

Më të klikuarat

  • “Ej babi, të kemi çantë”, Romiri surprizohet nga djali për d...
  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • Në televotim me Klevisën, Indri largohet përfundimisht nga F...
  • Për herë të parë, Soni Malaj zbulon në “Ferma Vip̶...
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.