Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka qenë I pranishëm këtë të martë në Rrajcë në kuadër të projektit të BE për furnizimin me ujë të zonave rurale.

 

Në fjalën e mbajtur, kryeminsitri Rama teksa deklaroi se tashmë Rrajca do të ketë 24 or3ë ujë të pijshëm nbuk I kurseu as ngacmimet në drejtim të kryebashkiakes së Prrenjasit, Miranda Rirën.

 

Kryebashkiakja e LSI nuk ishte e pranishme në aktivitet pasi pak ditë më parë solli në jetë një fëmijë.

 

Por kryeminsitri Rama duke u ndalur dhe tek afrimi zgjedhjeve lokale, iu drejtua kësaj të fundit duke u shprehur se PS do t’i krijojë të gjitha mundësit që pas 30 qershorit të fokusohet tek bebja dhe jo tek hallet e qytetarëve.

 

“I keqardhur për mungesën e kreut të bashkisë. I uroj dhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje që do t’i krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet tek bebja pas 30 qershorit”, tha Rama.

 

Të pranishëm në aktivitet ishte dhe ambasadori I BE, Luigi Soreca ajo gjermane si dhe deputetët e zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *