Subscribe

Kryeministri Rma po zhvillon  një vizitë zyrtare në itali.

 

Kreu i qeverisë u prit në mesditë në Romë nga homologu i tij italian Giuseppe Conte.

 

Temë e diskutimit mes dy lidereve ka qene çështja e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Kryeministri italian ishte një nga  mbështetësit  e mëdhenj  të hapjes së negociatave të shqipërisë në samitin e Brukselit.

Rreth orës 15:10 të së enjtes, dy kryeministrat dolën në një konferencë për shtyp.

Rama falenderoi përzërmërsisht Italinë për mbështetjen e madhe që i ka dhënë në rrugën e integrimit europian. Kryeministri shqiptar tha se rruga e vetme e Shqiperisë është anëtarësimi në BE, pavarësisht zhgënjimit për mos hapjen e negociatave.

 

Biseda pati në fokus edhe marrëdhëniet mes dy vendeve e në veçanti mundësinë e shtimit të investimeve italiane në Shqipëri, teksa Conte tha se zhvillimi i bizneseve italiane ne Shqipëri do të jetë një fushë ku mund të punohet shumë.

Kryeministri italian tha gjithashtu se është arritur marrëveshje edhe për transferimin e të burgosurve shqiptare që vuajnë dënimin në Itali.

Nga ana tjetër Rama deklaroi se do të punohet ngushtësisht edhe për procesin e njohjes së vjetërsise së punës për emigrantët shqiptarë në Itali.

Ai ftoj sipërmarrësit italiane që të investojnë në Shqipëri.

Sa i takon situatës politike në vendin tonë, Rama i bëri thirrje opozitës që të bashkëpunojë por pa vendosur parakushte.

 

Vizita e fundit zyrtare e kryeministrit Rama në Romë u zhvillua në tetor të 2017 në kohën e qeverisjes së Paolo Gentiloni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *