Subscribe

Avokati Ledio Braho i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar aksionin e fundit të SPAK, ku nga 50 urdhër-arreste u ekzekutuan vetëm 21.

Ai theksoi se jemi në këtë situatë vetëm falë SKY-t që u zbërthye nga autoritet belge, pasi në të kundërt krimi do të vijonte të lulëzonte në Shqipëri,.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj se si kemi arritur në këtë situatë kaq të rëndë, Braho tha se krimi në Shqipëri është ortak me politikën dhe policinë.

Pjesë nga biseda:

Braho: Dy janë alternativat ose shteti bashkëpunon me krimin, ose ka frikë. Po të shohësh ngjarjet thuhet që X po ndërton këtu, X ka këtë lokal këtu. Nuk ka informacion policia për gjithë këtë informacion. Ne na u desh që të dekonspirohej SKY nga autoritet belge, që SPAK-u të vihej në lëvizje dhe të shihnim ku është krimi i organizuar. Nëse do ishim në kushte normale, krimi do të vazhdonte të lulëzonte. Pa SKY krimi do të vazhdonte bashkëpunimin me shtetin. Ne kemi institucione, kemi Drejtorinë e Pastrimit të Parave, nuk funksionojnë këto?

Borakaj: Kë version besoni ju?

Braho: Duke u nisur nga statistikat, ku ka policë që po hetohen, kemi dekonspirim të TIMS, për mua është bashkëpunim, nuk është çështje frike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *