SPAK deri më tani ka lëshuar 50 urdhër arreste për zyrarë të lartë, përfshirë këtu efektivë policie, shefa apo edhe ish deputetë.

Deri më tani, pjesa më e madhe e personave nuk janë arrestuar për shkak se nuk janë gjetur në vendin tonë. Për këtë gjë, ka dyshime se ka pasur një dekonspirim të operacionit të SPAK, për të cilën avokati Ledio Braho deklaroi se Prokuroria e Posaçme duhet të hetojë se nga ka rrjedhur informacioni.

Në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus ai tha se persont për të cilët u lëshua urdhër arresti u larguan nga Shqipëria pak ditë para se SPAK të ekzekutonte ato.

Ne jemi një vend që ka ikur ish zv.jryeministri. SPAK duhet të hetojë se nga kanë dalë informacionet. Personat që nuk janë kapur kanë ikur disa ditë më parë nga Shqipëria. Derisa urdhër arrestet nuk janë ekzekutuar, i bie që ka pasur informacion. SPAK e di se ku janë këta persona . Është fatkeqësi të kuptosh lidhjen mes krimit dhe politikës. Një vend i vogël si shqipëria, është e frikshme që kaq shumë kriminelë kanë qenë të përfshirë me politikën”, tha Braho./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *