Subscribe

“Operacioni i SPAK është hiperbolizuar”. I këtij mendimi ka qenë avokati Gentian Rumano, teksa ka folur për zhvillimet më të fundit, ku janë lëshuar 50 urdhër arreste.

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, ai tha se Prokuroria e Posaçme ka marrë “dhuratë” nga agjencitë partnere, që tani po i shfrytëzon. Për këtë, ai i është referuar kërkesës së Belgjikës për zbërthimin e aplikacionit Sky Ecc.

Subjektet që kanë dalë urdhrat e arrestit aty kanë qenë dhe policia i ka ditur. Më tepër është hiperbolizuar për operacionin e SPAK. Nëse nuk do ishte për fajin e vetë subjekteve që në një platformë e cila prej tyre ka qenë e paprekshme e duke menduar se mesazhet që fshiheshin nuk ruheshin diku. Pjesa drejtuese e SPAK kanë marrë një “dhuratë” nga agjencitë partnere. Edhe polcia duhet ta marrë këtë “dhuratë”.

Nuk mundemi që ne të ngrejëmë në piedestal SPAK me “dhuratat që marrin nga agjencitë partnere. Nuk mundemi as të ulim poshtë punën e policisë dhe prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Edhe ato punojnë në mënyrë të rëndësishme me vepra të ndryshme penale kriminale.

Grupet kriminale janë goditur gjithmonë me njëri-tjetrin dhe SPAK duhet tu jetë falenderuese atyre që u ka dhënë materiale për 10 vitet e ardhshme”, tha avokati./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *