Subscribe

Kreu i SPAK, Altin Dumani, prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor të SPAK gjatë vitit 2023.

Gjatë fjalës së tij Dumani tha se një pakicë e efktivëve të policisë në Shqipëri janë të përfshirë në krim. Dumani tha se në shumë nga hetimet e bëra nga SPAK janë evidentuar lidhje të krimit të organizuar me funksionarë të korruptuar të Policisë së Shtetit.

Lexo edhe :

Related Posts

Kreu i SPAK e cilësoi përfshirjen e policëve në krim “ulëritëse”.

Deklaratë kjo, që sipas ekspertit Fatjon Softa duhet të kishte sjellë rënien e shtetit.

Eksperti i krimeve, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj tha se SPAK sot po bën punën që duhet të kishte bërë policia.

Fatjon Softa: Policia gjatë vitit 2023 ka qenë në lartësinë e duhur. Duhet ta përgëzojmë organizatën e policisë sepse ka pjesëtarë të devotshëm që uniformën e kanë lëkurë të dytë. Nëse ka elementë të cilët janë brenda strukturës nuk është meritë e individit, por është investimi që është bërë. Kush e çoi në atë nivel, politika, struktura apo krimi? Dhe këta persona a mund të jenë të vetëm? Të thotë drejtuesi i SPAK që situata është ulëritëse unë them duhet të kishte rënë shteti. SPAK po bën atë që duhet të kishte bërë policia. Ka ardhur një nivel më i lartë për të hetuar një sërë veprash penale. Edhe policia duhet të bënte këto hetime.

Policia duhet të merret edhe me personat që janë brenda saj dhe e tradhtojnë këtë strukturë. Po shërbimi informativ ku është? Mund të punojë shumë mirë, por duhet të dalë edhe ai në komisionet e sigurisë. Nëse është e njëjta gjendje, atëherë është vërtet shumë e rëndë. Ky operacion i SPAK është për tu përgëzuar. Vërtet nuk arritëm që të kemi 50 veta të arrestuar, por…para se të bësh një aksion, mund të kontrollosh në TIMS. Nëse këta kanë lëvizur 2-3 ditë më parë atë herë ka dekonspirim. Nëse kanë lëvizur më parë, atëherë ka diçka që ka shkuar gabim. Janë disa gjëra që mund të jenë më të mirëorganizuara që të kishim mundësi të ndalonim më shumë persona./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *