E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Operacioni i SPAK që tronditi botën e krimit, gazetari Barkaj: Kokat e 7 grupeve janë ende në kërkim

SPAK goditi 7 grupe kriminale dhe lëshoi 50 urdhër-arreste, një nga operacionet më të mëdha që tronditi botën e krimit.

Ilia Ndoka i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK u arrestua sot në Itali, duke e çuar numrin e të arrestuarve në 21. Ndërkohë 29 persona të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.

Reklamë

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj i ftuar në emisionin “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj, tha se kokat e 7 grupeve kriminale nuk janë kapur ende.

Esido Barkaj: Dumani përjashton në mënyrë kategorike që informacioni të ketë rrjedhur nga SPAK. Nga Sky dhe Enchochat ka dalë mekanizmi se si ndërvepronin grupet kriminale. Operacioni nisi një ditë më parë, jo më 17 maj. Kontrollet e para u zhvilluan në zonën e Niklës dhe Krujës. Është më e vështirë që një informacion të dekonspirohet nga prokurorët e SPAK dhe më e lehtë të dekonspirohet nga policia. Kemi 50 udhër arreste nga SPAK. Numri i të arrestuarve ka shkuar në 21, pra janë ende 29 në kërkim. Kokat e 7 grupeve kriminale që u goditën nga SPAK janë ende në kërkim./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë