E shtunë, 7 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:23 Në vijim ora 01:23: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 orë më parë
Politikë

Rama: Dera e mbyllur për LSI, e hapur për PD

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni te ri me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por ka lënë të hapur një pakt paszgjedhor me PD-në. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama ka deklaruar se shpreson që të zbatohet marrëveshja me Lulzim Bashen, duke e cilësuar atë si një urë bashkëpunimi, që do të hapë një epokë të re për vendin.

 

Kreu i qeverisë ka thënë se zgjedhja e Metës në krye të shtetit është vendimi i duhur, por nuk ka lënë pa e thumbuar këtë të fundit për qëndrimet e mbajtura duke deklaruar se shqiptarët nuk i kanë Ilir Metës Asnjë borxh. Rama u bëri sërish apel shqiptarëve për mbështetje masive, duke thënë se për revolucionin në administratë, PS-së i nevojiten 71 mandate.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë