Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli edhe një herë tjetër sqaroi se nuk fshihet asnjë viktimë nga koronavirusi. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Rakacolli tha se bilanci do të bëhet kur pandemia të mbarojë.

 

“Raportohen të gjitha ato raste që strukturat tona shëndetësore i klasifikojnë si vdekje nga COVID, nuk ka asnjë fshehje. Jemi në mes të një pandemie, në mes të një lufte dhe bilancet nuk bëhen në mes. Asnjë vdekje nuk është e fshehur, asnjë humbje jete nuk është fshehur. Çdo gjë është thënë me përgjegjësi. Problemet e lëvizjes së njerëzve, të agjencive funerale, do të shikohen dhe do të rregullohen dhe do të ketë një numër të saktë.”

 

Sa i takon sigurimit të vaksinës, zëvendës ministrja Rakacolli u shpreh se Shqipëria do ta sigurojë atë në të njëjtën kohë me vendet e tjera.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *