Subscribe

Plazhi i Durrësit vazhdon të ketë fluks pushuesish edhe në javën e dytë të shtatorit.

 

Moti i favorshëm për plazh ka bërë që hotelet në gjithë vijën bregdetare të jenë edhe në këtë periudhë të mbushur plot.

 

Ka shumë turistë të huaj, por edhe shtetas të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që zgjedhin të pushojnë në shtator.

 

Të huajt thonë se ndjehen me motin e ngrohtë dhe plazhet e bukura.

 

Duket mirë , është vend i bukur dhe plazhi na pëlqen. Është hera jonë e parë në Shqipëri dhe këtu moti është shumë i mirë, është ngrohtë gjë që në Holandë na mungo shumë.

 

Qetësia, pastërtia, por edhe çmimet më të lira e bën këtë periudhë  të vitit mjaft të pëlqyer.

 

 

 “Është goxha mirë tani, është më qetë, edhe plazhi më pastër”.

“Edhe me çmimet jemi të kënaqur, janë normale. Po na duket mirë dhe mendojmë të vijmë edhe herë të tjera”.

 

Sipas të dhënave nga sektori i hoteleri-turizmit, ky sezon ka qenë mjaft i suksesshëm, ndërsa hotelet janë të prenotuar gjithë muajin shtator dhe pjesërisht edhe në tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *